Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara ka zhvilluar takime me kryetarë e udhëheqës të qyteteve të Teksasit, ku në fokus të diskutimeve ishte roli i komunitetit shqiptar atje.
Osmani ka thënë se gjatë vizitës në Teksas është pritur në takime të ndara nga kryetarë dhe udhëheqës të disa prej qyteteve të Teksasit, të cilat po kontribuojnë në imazhin jashtëzakonisht pozitiv që e gëzon ky shtet sot.
“Në takime e diskutime të ndara me udhëheqës të: Dallasit, Lewisville, Fort Worth dhe Collin County në fokus ishte roli i jashtëzakonshëm i komunitetit shqiptar në këto qytete, si dhe fuqizimi i lidhjeve ekonomike në mes Kosovës dhe bizneseve që operojnë në këto vende”, ka shkruar Osmani në Facebook.
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi