Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se me kryeministrin kroat, Andrej Plenkovic kanë diskutuar për partneritetin strategjik.
Këto komente Osmani i bëri në Facebook, ku edhe ndau disa fotografi nga takimi.
“Dje, i shpreha mirënjohjen time të thellë Kryeministrit kroat, Andrej Plenković, për mikpritjen e ngrohtë në Dubrovnik, qytetin historik që përfaqëson qëndresën dhe krenarinë e popullit kroat. Në takim, riafirmuam partneritetin tonë strategjik dhe diskutuam rëndësinë e mbështetjes së pandërprerë të Kroacisë në çdo hap që ndërmarrim drejt institucioneve euroatlantike”, shkroi Osmani./Arbresh.info/
Rrahmani: Kosova e përgatitur për ta goditur Lituaninë në pi...
Lajçak dhe Bislimi takohen në Vjenë, flasin për takimin e ra...
SHBA, sistemi zgjedhor ka shumë masa mbrojtëse, pavarësisht ...
I vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj të dyshuarit se fsh...
“Xhamia e Namazgjasë, simbol i miqësisë mes dy vendeve”, Erd...
Reagon edhe Kiara pas lajmeve për arrestimin e Luizit