Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në New York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Grenadës, Dickon Mitchel.
Në këtë takim, Osmani ka përgëzuar kryeministrin Mitchell për reformat e në shtetin e tij dhe ka theksuar se të dy shtetet kanë mundësi t`i shkëmbejnë përvojat në këtë fushë, përcjell Arbresh.info.
Presidentja Osmani theksoi, gjithashtu se ky takim afirmon marrëdhëniet e mira diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Grenadës dhe në këtë kontest ka shtruar nevojën e mbështetjes për Kosovën në përpjekje për ta fuqizuar pozitën ndërkombëtare.
Të dy liderët theksuan rëndësinë e mbajtjes së linjave të hapura të komunikimit dhe bashkëpunimit për t`i adresuar sfidat e përbashkëta në skenën globale.
Në takim, ndër të tjera u diskutua edhe për bashkëpunimin bilateral në fushat e interesit të dyanshëm. /Arbresh.info/
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’