Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.
Osmani tha se kanë diskutuar për fushën e sigurisë dhe marrëveshjen e arritur së fundmi mes dy vendeve tona në fushën e emigracionit.
“Bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si dhe marrëveshja e arritur së fundmi mes dy vendeve tona në fushën e emigracionit, ishin në fokus të diskutimit me Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer. Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar”, thuhet në raport./Arbresh.info/
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK