Google ADS

Osmani takon kongresistin Palmer: Kosova dhe SHBA kanë mundësi të shumta për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit

19:16 | 12 Dhjetor 2024
E.H

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar në Washington me kongresistin, Gary Palmer.

Me anë të një postimi në Facebook, Osmani tha se Palmerin kanë diskutuar për sfidat e sigurisë në Kosovë dhe përtej, përcjell Arbresh.info

“Zhvillimi ekonomik, stabiliteti dhe siguria e qëndrueshme, janë jo vetëm në dobi të Kosovës, por edhe të vet SHBA-ve, si aleati ynë kryesor që na ka përkrahur në ndërtimin e themeleve të forta të shtetit tonë. Me Kongresistin Gary Palmer, diskutuam për sfidat e sigurisë në vendin tonë dhe përtej. Bashkëpunimi dhe komunikimi i rregullt janë kyç për veprim të duhur në kohë të duhur”, ka shkruar Osmani.

“Kosova dhe SHBA-të, kanë hapësirë e mundësi të shumta për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit, andaj kjo edhe është një nga objektivat kryesor në rrugëtimin përpara”, tha ndër të tjera Osmani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme