Google ADS

Osmani takon Komandantin e FSK-së, flasin për situatën në vend dhe rajon

19:28 | 20 Prill 2022
L G

Presidentja Vjosa Osmani, takoi sot komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jasharin.

Osmani dhe Komandanti i FSK-së, sipas njoftimit të Presidencës, diskutuan mbi situatën në vend dhe rajon, si dhe hapave që ka ndërmarrë FSK-ja për të adresuar sfidat e mundshme ndaj paqes dhe sigurisë.

Komandanti i FSK-së njoftoi Osmani lidhur me zbatimin e programeve për ngritje të kapaciteteve të FSK-së dhe bashkëpunimit me shtetet mike.

Ndryshe, Osmani me 30 nëntor të 2021 kishte emëruar Bashkim Jasharin si komandant të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK)./arbresh.info/

 

Të ngjashme