Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar ish-sekretarin e SHBA-së, John Kerry të cilin e ka informuar për zhvillimet më të fundit të sigurisë në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të SHBA-së për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm.
“E takova ish sekretarin e SHBA-së John Kerry të cilin e informova për zhvillimet më të fundit të sigurisë në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e lidershipit të SHBA për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm”, ka shkruar Osmani.
Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka shkruar se ka përshëndetur angazhimin e Kerry-it për klimën, duke shprehur gatishmërinë për të punuar së bashku për të trajtuar sfidat e përbashkëta.
Ndryshe, Osmani po merrë pjesë në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike e vitit 2023 e quajtur më shpesh si COP28, është konferenca e 28-të e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, që po mbahet Dubai./Arbresh.info
At #COP28, I met Sec. @JohnKerry & informed him on the latest security developments in 🇽🇰, stressing the importance of 🇺🇸 leadership for lasting peace & stability.
Commended his climate leadership & expressed our readiness to work together to tackle shared challenges. pic.twitter.com/MpeiiA3wWR
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 2, 2023
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...