Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Në këtë takim diskutuan për zhvillimet në veri, ku Osmani i kërkoi Hovenierit lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të policëve të Kosovës, të cilët u kidnapuan nga Serbia brenda territorit të Kosovës.
“Në takim u diskutua edhe për hapat e mëtejmë për shtensionimin e situatës dhe nevojën e bashkërendimit me partnerët, duke e ditur që si institucionet tona ashtu edhe SHBA ndajnë të njëjtin qëllim për një Kosovë të integruar në strukturat euroatlantike e me sovranitet dhe integritet territorial të pacenueshëm”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Osmani e ka falënderuar Hovenierin për qëndrimin e qartë të ShBA-së për sa i përket lirimit të tre policëve./Arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...