Osmani takon homologun francez, diskutojnë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës

15:55 | 12 Korrik 2024
K.B

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron në Samitin e NATO-s në Washington D.C.

Osmani tha se kanë diskutuar për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, dhe forcimin e e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve.

“Diskutim përmbajtësor me Presidentin Macron në Samitin e NATO-s në Washington D.C lidhur me të ardhmen euroatlantike të Kosovës, reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Francës”, shkroi Osmani në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme