Osmani takon homologun bullgar, diskutuan për të ardhmen euroatlantike të Kosovës

10:10 | 20 Korrik 2024
A B

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

Osmani ka bërë të ditur se e ka falenderuar atë për mbështetjen e palëkundur të Bullgarisë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.

“Gjatë takimit tonë në Mbretërinë e Bashkuar, e falënderova Presidentin bullgar Rumen Radev për mbështetjen e palëkundur të Bullgarisë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës. Diskutuam raportet tona të shkëlqyeshme bilaterale, si dhe rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE, BE, NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare”, shkroi Osmani./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme