Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Presidenten e Republikës së Sllovenisë, Nataša Pirc Musar në Mynih, ku aktualisht po mbahet Konferenca për Siguri.
Në takimin e parë bilateral me presidenten Pirc Musar, Presidentja Osmani e ka përgëzuar për marrjen e detyrës të së pares së shtetit slloven, ndërsa ka shprehur përkushtimin e plotë për të punuar ngushtë në vazhdimin e bashkëpunimit strategjik me Slloveninë edhe gjatë mandatit të saj.
Në takim u diskutua në lidhje me situatën gjeopolitike në Evropë, përfshirë luftën në Ukrainë dhe veprimet destabilizuese të Rusisë të cilat kanë tendencë edhe destabilizimin e rajonit përmes satelitit të Rusisë në Ballkanin Perëndimor.
U diskutua edhe për zhvillimet e fundit në Dialog, si dhe zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë në Kosovë dhe rajon.
Ndër të tjera, Presidentja Pirc Musar e informoi Presidenten Osmani mbi prioritetet e saj presidenciale në politikën e jashtme, përfshirë vazhdimin e Samitit Bërdo-Brione. Në takim u rikonfirmua përkushtimi për të vazhduar thellimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimin e ngushtë me Republikën e Kosovës./arbresh.info/
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...