Osmani takon guvernatorin e Teksasit, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme

13:22 | 8 Maj 2024
K.B

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar me guvernatorin e Teksasit, Greg Abbott.

Me anë të një postimi në Facebook, Osmani thotë se kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

“Kënaqësi që takova guvernatorin e Teksasit, Greg Abbott, me të cilin diskutuam për thellimin e bashkëpunimit në fushën e tregtisë, investimeve të jashtme, bujqësisë, teknologjisë informative, arsimit dhe fushave të tjera me interes të përbashkët”, shkruan presidentja.

Ajo thotë se Teksasi është bërë shtëpi e dytë për bashkëatdhetarët tanë nga Kosova, duke ju ofruar perspektivë, kushte për jetë cilësore dhe biznes produktiv.

Presidentja e falënderoi guvernatorin për Vendimin që ia dorëzoi sot nëpërmjet të cilit nderohet dhe shënohet 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë sonë, në Teksas./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme