Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot mori pjesë në drekën e punës me ish-përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikën e jashtme, Baroneshën Cathrine Ashton, dhe ish-diplomatin amerikan Philip Reeker, përcjell arbresh.info.
Të pranishëm ishin edhe ambasadori i SHBA-ve Jeffrey Hovenier, ambasadori i Britanisë së Madhe Nicholas Abbott, ambasadori i Francës Olivier Guérot, ambasadori i Norvegjisë Jens Erik Grøndahl, zëvendësshefja e zyrës së BE-së, Eva Palatova, si dhe zëvendësambasadori i Gjermanisë, Matthias Conrad.
Gjatë takimit u diskutua për ecurinë dhe zhvillimet e fundit në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, si dhe nevojën për përfundimin me sukses të tij si kontribut i drejtpërdrejtë për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në rajon.
A po rrezikohet bota nga një pandemi e re? Reagon OBSH-ja
Priten reshjet më të mëdha të dëborës prej një dekade në SHB...
Xhaka shpallet “Lojtari më i vlefshëm” në Zvicër për vitin 2...
Driloni thotë se do ta provokojë Xuxin derisa ai të godas, k...
Slot: Jam shumë i lumtur me mentalitetin e ekipit
Prishtina rikthen Donte Clarkun