Google ADS

Osmani takon ambasadorin Italian, flasin për konstituimin sa më të shpejt të institucioneve të reja

19:01 | 18 Shkurt 2021
L G

U.d. Presidentja Vjosa Osmani Sadriu priti sot në takim Ambasadorin Italian, Nicola Orlando.

Me këtë rast, Ambasadori Orlando e uroi Osmani për përvjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës, si dhe për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan arbresh.info.

Palët theksuan rëndësinë e konstituimit sa më të shpejt të institucioneve të reja në vend, të cilat duhen të reflektojnë vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Në takim u theksua edhe rëndësia e numërimit të secilës votë, duke iu referuar në veçanti procesit të numërimit të votave të mërgatës.

Duke folur për faktin që qytetarët e Kosovës kanë votuar qartazi për ndryshim, Osmani theksoi rëndësinë që ka edhe prezantimi i një mendësie të qeverisjes dhe orientimi programor që në fokus e ka investimin në kapitalin njerëzor.

Në takim u fol edhe për dialogun dhe për rëndësinë e vazhdimit të këtij procesi duke siguruar një bashkërendim dhe koordinim në mes të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës./arbresh.info/

Të ngjashme