Osmani takon ambasadorin amerikan, thotë se heqja e masave krijon situatë të barabartë në dialog

20:41 | 1 Korrik 2024
E.G

Presidentja e Kosovës,  Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Sipas njoftimit, në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë zhvillimet në dialogun me Serbinë.

Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ritheksoi rëndësinë e largimit të masave për të krijuar një situatë të barabartë në tryezën e dialogut.

Tutje, Osmani dhe ambasadori Hovenier diskutuan edhe për koordinimin e agjendës ndërkombëtare të Presidentes Osmani.

“Në prag të 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, Presidentja përcolli urimet më të mira për popullin amerikan, duke rikonfirmuar përkushtimin e Kosovës për forcimin e vazhdueshëm të aleancës me Shtetet e Bashkuara.”, thuhet në njoftimin e Presidencës./Arbresh.info/

Të ngjashme