Google ADS

Osmani takon ambasadoren e Suedisë, i kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

21:19 | 18 Maj 2022
L G

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu e ka pritur në takim ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë, Karin Hernmarck për të diskutuar zhvillimet politike dhe të sigurisë në rajon dhe bashkëpunim në avancimin e agjendës së grave, paqes dhe sigurisë.

Ambasadorja Hernmarck e ka njoftuar Presidenten Osmani për vendimin e qeverisë suedeze për të aplikuar për anëtarësim në NATO, duke përmendur si shkas kërcënimin e sigurisë në Evropë pas agresionit rus në Ukrainë,shkruan arbresh.info.

Presidentja e përgëzoi ambasadoren Hernmack për vendimin e marrë nga qeveria suedeze, duke theksuar se ky hap do të kontribuojë në garantimin e paqes dhe stabilitetit në kontinent dhe botë.

Më tej, Presidentja Osmani gjithashtu kërkoi mbështetjen e Suedisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, duke potencuar se Kosova është e përkushtuar që t’i bashkohet strukturave euro-atlantike./arbresh.info/

Të ngjashme