Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Washington D.C, është takuar me Senatoren republikane Joni Ernst.
Osmani tha se kanë diskutuar për rëndësinë strategjike të koordinimit me qëllim të mbrojtjes e avancimit të interesave të përbashkëta strategjike.
“Kënaqësi të takohem sërish me Senatoren republikane Joni Ernst. Diskutuam rëndësinë strategjike të koordinimit me qëllim të mbrojtjes e avancimit të interesave të përbashkëta strategjike. Siguria e paqja e qëndrueshme i shërbejnë edhe bashkëpunimit të shtuar ekonomik, si dhe atij në fusha të tjera të interesit të ndërsjellë, andaj mbetemi të përkushtuar për koordinim e komunikim të ngushtë në këtë drejtim”, shkroi Osmani në Facebook.
Pse protestojnë studentët në Serbi?
Luajtën në temperatura -9 grad celcius, flet Pedro Neto
2 rreziqe që i kanosen trupit tënd nëse ha ëmbëlsira çdo dit...
Pse burrat priren të humbasin flokë?
Nga kush varet tani e ardhmja e TikTok në SHBA?
Do të ketë bateri edhe më të fuqishme