Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë vizitës së saj në Washington D.C ka takuar senatorë e kongresistë amerikan në kuadër të 75-vjetorit të themelimit të NATO-s.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka falënderuar ata për kontributin për të forcuar aleancës midis Kosovës e SHBA-së.
“Senatorë e kongresistë amerikanë të të dyja partive i bënë jehonë aspiratave tona në kohët më të vështira. Ata ishin zëri i popullit të Kosovës. Në Washington D.C., në kuadër të 75 vjetorit të themelimit të NATO-s, i falënderova ata për kontributin e tyre përgjatë viteve, por edhe për përkushtimin e palëkundur për ta forcuar aleancën midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info
Asllani nën “radarin” e klubit italian që luan e...
Tre moshat kur truri plaket më shpejt, sipas shkencëtarëve
Sa duhet të jetë temperatura në ambientet e shtëpisë për shë...
Xhaka: Nuk jam fans i madh i një çmimi individual
Të paktën 23 të vdekur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazë...
Amorim i zhgënjyer me futbollistët e tij, kjo është arsyeja