Google ADS

Osmani takoi sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, i kërkoi mbështetje për Kosovën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

16:44 | 23 Shtator 2022
E.H

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në vazhdim të vizitës në New York, është takuar me sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e kësaj organizate ndaj Kosovës.

Në takim me Aboul Gheit, Presidentja Osmani ka kërkuar rritjen e bashkëpunimit me Ligën Arabe, në funksion të thellimit të raporteve me shtetet anëtare të Ligës, sigurimin e njohjeve të reja, por edhe mbështetjes së Kosovës në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, thuhet në njoftimin për media nga Presidenca.

Sipas Presidentes Osmani, Kosova tashmë ka shënuar përparim të konsiderueshëm me fokus të posaçëm në sundimin e ligjit, krijimin e vendeve të punës dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Ajo ka potencuar se forcimi i pozitës ndërkombëtare të Kosovës kontribuon për paqen afatgjatë e të qëndrueshme, në rajon e më gjerë./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme