Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve gjatë vizitës në Singapor është pritur sot nga Kryetari i Parlamentit të Singaporit, Tan Chuan-Jin, së bashku me një grup deputetësh.
Presidentja Osmani ka folur mbi marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të Kosovës dhe Singaporit, duke vlerësuar edhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërparlamentar për t’i përafruar më shumë vendet tona, si dhe qëndrimet karshi zhvillimeve globale. “Bashkëpunimi ynë bilateral ka potencial për t’u thelluar më tej, e këtu rol të veçantë luan edhe diplomacia parlamentare” ka theksuar Presidentja Osmani.
Osmani ka përmendur suksesin ekonomik dhe zhvillimor të Singaporit, si frymëzues për Kosovën. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka folur edhe për potencialin e intensifikimit të bashkëpunimit në mes të dy vendeve tona në mbrojtje, energji, arsim e fusha të tjera të interesit të përbashkët.
Presidentja dhe Kryetari Chuan-Jin kanë biseduar edhe për zhvillimet globale dhe nevojën që demokracitë të qëndrojnë të bashkuara në këto kohë të sfidave madhore. /arbresh.info/
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...