Google ADS

Osmani takoi kryeshefen ekzekutive të MCC-së, e falënderon për marrëveshjen 236 milionëshe

17:46 | 24 Shtator 2024
E.G

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në New York është takuar me kryeshefen ekzekutive të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright.

Osmani e ka falënderuar atë marrëveshjes historike në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh, shkruan Arbresh.info.

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

Gjithnjë kënaqësi ta takoj kryeshefen ekzekutive të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright.

Në New York, e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të MCC-së për sektorin e energjisë në Kosovë, përmes marrëveshjes historike në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh, e e cila po kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit tonë./Arbresh.info/

Të ngjashme