Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e Danimarkës, Mette Frederiksen.
Me anë të një postimi në Facebook, Osmani ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen për integrimin euroatlantik të Koosvës dhe anëtarësimit në KiE, shkruan Arbresh.info.
Po ashtu ajo e ka falënderuar Danimarkën për kontributin e 13 mijë ushtarëve danez për paqen dhe sigurinë në Kosovë që nga viti 1999.
“Përgjatë çdo etape të shtetndërtimit, mbështetja e Danimarkës për Kosovën ka qenë e palëkundur! Në takim me Kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, shpreha mirënjohjen e thellë për mbështetjen e fuqishme për integrimin euro-atlantik të vendit tonë, veçanërisht për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, si dhe për kontributin e mbi 13,000 ushtarëve danez për paqen dhe sigurinë në Kosovë që nga viti 1999.”, tha ai./Arbresh.info/
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...