Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Neë York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka takuar Presidentin e Republikës së Letonisë, Edgars Rinkēvičs.
Në këtë takim, u diskutuan marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Lituanisë, shkruan Arbresh.info.
“Presidentja Osmani e uroi Presidentin Rinkēvičs për zgjedhjen e tij, duke shprehur përkushtimin që të vazhdohen përpjekjet e përbashkëta për thellimin e raporteve bilaterale në mes të Kosovës dhe Letonisë, të cilat kanë themelet në vlerat e përbashkëta demokratike, si dhe ngritjes së tyre në nivel të partneritetit strategjik.”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Krahas marrëdhënieve bilaterale, në takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë, rajon e më gjerë, me ç’rast Presidentja Osmani ritheksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për paqe dhe siguri afatgjate.
Tutje, Osmani ka falënderuar homologun e saj për mbështetjen e vazhduar të Letonisë për rrugën euroatlantike të Kosovës dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare./Arbresh.info
Procese gjyqësore gjatë vitit 2024, kush kaloi nën llupën e ...
A po rrezikohet bota nga një pandemi e re? Reagon OBSH-ja
Priten reshjet më të mëdha të dëborës prej një dekade në SHB...
Xhaka shpallet “Lojtari më i vlefshëm” në Zvicër për vitin 2...
Driloni thotë se do ta provokojë Xuxin derisa ai të godas, k...
Slot: Jam shumë i lumtur me mentalitetin e ekipit