Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani është takuar me ambasadorin e Zvicrës, Jean-Hubert Lebet.
Ambasadori zviceran ka uruar zonjë Osmani për detyrën dhe ka premtuar vazhdimin e mbështetjes zvicerane për proceset në të cilat është përfshirë Kosova.
Ai shprehur gatishmërinë e shtetit zviceran që t`i ndihmojë institucionet e Kosovës në realizimin e projekteve për përmirësimin e jetës së qytetarëve kosovarë.
Ambasadori Lebet, gjithashtu shprehu gatishmërinë e vendit të tij për një bashkëpunim të ngushtë me Kuvendin e Kosovës, përfshirë Komisionet parlamentare.
Ndërkaq kryekuvendarja Osmani tha se do ta forcojnë rolin e Kuvendit në politikën e jashtme. Në të njëjtën kohë falënderoi ambasadorin zviceran për ndihmën ndaj Kosovës dhe e njoftoi atë se do të përpiqet të krijojë një kohezion në lidhje me çështjet që lidhen me përmirësimin e jetës së qytetarëve./arbresh.info/
Asllani nën “radarin” e klubit italian që luan e...
Tre moshat kur truri plaket më shpejt, sipas shkencëtarëve
Sa duhet të jetë temperatura në ambientet e shtëpisë për shë...
Xhaka: Nuk jam fans i madh i një çmimi individual
Të paktën 23 të vdekur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazë...
Amorim i zhgënjyer me futbollistët e tij, kjo është arsyeja