Google ADS

Osmani takohet sërish me Escobarin: Presim me padurim rritjen e bashkëpunimit me ShBA-të

14:22 | 2 Shkurt 2022
S D

Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot sërish me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“U takuam sot me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar, në ditën e tij të fundit në Kosovë. Shpreha përkushtimin tonë të palëkundur në marrëdhëniet Kosovë-ShBA dhe presim me padurim rritjen e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët”, shkroi Osmani në një postim në Twitter.

Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak sot përfundojnë vizitën treditore në Kosovë, ndërsa nesër do e fillojnë vizitën e tyre në Serbi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme