Google ADS

Osmani takohet me zëvendëspresidentin e MCC-së: Granti prej mbi 200 milionë, do ta transformojë sektorin e energjisë

10:21 | 30 Prill 2024
E.K

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me zëvendëspresidentin e Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit – MCC, Cameron Alford.

Osmani theksoi se granti prej mbi 200 milionë euro nga agjencia e MCC e qeverisë amerikane do ta transformojë thellësisht sektorin energjetik të Kosovës.

Postimi i plotë:

Granti prej mbi 200 milionë euro nga agjencia MCC e Qeverisë Amerikane do ta transformojë thellësisht sektorin tonë të energjisë.

Sot, në prag të fillimit zyrtar të Programit Kompakt, mirëprita z. Cameron Alford, Zëvendëspresident i MCC.

Si investimi më i madh në fushën e energjisë, Programi Kompakt është dëshmi e fuqisë së partneritetit Kosovë-SHBA./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme