Osmani takohet me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, flasin për rritjen e investimeve

10:22 | 3 Dhjetor 2023
E.H

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara Arabe ku është pritur në takim nga homologu i saj arab, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan.

Osmani me Al Nahyan kanë diskutuar për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, rritjen e investimeve dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, shkruan Arbresh.info.

Tutje, e para e shtetit kosovarë theksoi mbështetjen e EBA-së në kohët e vështira për popullin e Kosovës.

“Mbështetja e Emirateve të Bashkuara Arabe në kohën më të vështirë për popullin tonë është dëshmi e lidhjes së fortë në mes të dy shteteve tona. Kjo mbështetje u rikonfirmua sot në takimin me Lartmadhërinë e tij, Presidentin e Emirateve, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, me të cilin diskutuam për një epokë të re në partneritetin tonë”, thuhet në njoftim.

“Në takim diskutuam hollësisht potencialin e zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellë, rritjes së investimeve në sektorë strategjik dhe për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës. E përgëzova për organizimin e suksesshme të COP28 – konferencës kryesore globale për ndryshimet klimatike, në të cilën konferencë Kosova po mer pjesë për herë të parë në nivelin më të lartë shtetëror, me ftesë të Lartmadhërisë së Tij.
Mirënjohës pafundësisht për mikpritjen e jashtëzakonshme!” ka shkruar Presidentja Osmani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme