Google ADS

Osmani takohet me Lajçakun në New York, flasin për dialogun

19:42 | 20 Shtator 2023
E.H

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në New York.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani bëri te ditur se me Lajçak kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në dialog, shkruan Arbresh.info.

“Theksova se suksesi i dialogut është i lidhur me zbatimin e balancuar dhe të plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, si dhe heqjen e masave të BE-së që po prekin qytetarët tanë”, shkroi Osmani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme