Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në New York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Libanit, Najib Mikati.
Në takim, Osmani ka theksuar përkushtimin e Kosovës për formalizimin e marrëdhënieve diplomatike, shkruan Arbresh.info.
Po ashtu, ajo e ka njoftuar kryeministrin Mikati edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë.
Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në fushat e interesit të përbashkët.
Në takim me kryeministrin Mikati, Presidentja Osmani foli edhe për organizimin e edicionit të dytë të Forumit global të Grave, Paqes dhe Sigurisë që mbahet më 23 tetor të këtij viti dhe i bëri ftesë për pjesëmarrje atij dhe zyrtarëve të tjerë libanezë./Arbresh.info
Driloni thotë se do ta provokojë Xuxin derisa ai të godas, k...
Slot: Jam shumë i lumtur me mentalitetin e ekipit
Prishtina rikthen Donte Clarkun
Kurti: Mitrovica sot është më e plotë se asnjëherë më parë p...
Haradinaj padit Specialen dhe shtetet financuese
Big Brother drejt fundit, nesër zbulohet data e finales së m...