Osmani takohet me kryediplomatin sudanez, flasin për potencialin e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve

19:28 | 2 Mars 2024
R J

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar ministrin e jashtëm të Sudanit të Jugut, James Pitia Morgan , takim i cili ka ndodhur në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalias.

Osmani përmes një postimi në rrjetin social “X”, ka thënë se me kryediplomatin sudanez kanë diskutuar për potencialin e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“Kosova është e përkushtuar të vazhdojë të ndërtojë partneritete të reja me shtetet anembanë globit”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info/

Të ngjashme