Google ADS

Osmani takohet me ish-shefin e NATO-s: Kosova e palëkundur ndaj institucioneve euroatlantike

17:17 | 14 Maj 2024
E.H

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar sot me Anders Fogh Rasmussen, kryetar i “Rasmussen Global”, firmës ndërkombëtare të konsulencave politike.

Me anë të një postimi në platformën X, Osmani ka theksuar se e ka falënderuar atë për ftesën që i ka bërë për t’u bashkuar në samitin CDS2024 në Kopenhagë të Danimarkës.

“Një diskutim i mirë mbi rëndësinë kritike të demokracive që qëndrojnë së bashku gjatë këtyre kohërave kyçe. Ne diskutuam gjithashtu përpjekjet e Kosovës për të mbrojtur demokracinë, për të mbështetur sundimin e ligjit dhe përkushtimin e saj të palëkundur ndaj institucioneve euroatlantike”, ka thënë Osmani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme