Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush.
Me anë të një postimi në Facebook, Osmani e quajti presidentin Bush avokues të vendosur për pavarësinë e Kosovës duke shtuar se ai vazhdon të mbetet mik dhe mbështetës i popullit të Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Osmani madje kujtoi frazën paralajmëruese të ish-presidentit në Tiranë në vitin 2007 “Mjaft është mjaft. Kosova është e pavarur”.
“Mjaft është mjaft. Kosova është e pavarur”, është fraza paralajmëruese për pavarësinë e Kosovës, e Presidentit George W. Bush në Tiranë më 2007, e cila do të mbetet e gdhendur në analet e historisë si një afirmim i vendosur i të drejtës së Kosovës për të qenë e pavarur dhe sovrane.”, ka shkruar Osmani.
“Kënaqësi që takova lajmëtarin e pavarësisë së Kosovës, Presidentin Bush, i cili ishte një avokues i vendosur për pavarësinë e Kosovës dhe vazhdon të mbetet një mik dhe mbështetës i popullit të Kosovës.”, shtoi presidentja Osmani./Arbresh.info/
Hovenier: Kosovë, gjithmonë do të kesh një vend të veçantë n...
Arrestohet në Iran gazetarja italiane, shkoi për të raportua...
Petrit Kryeziu emërohet Kryeprokur i Prizrenit
Këto janë vendimet që mori sot qeveria
Kore e Jugut, ministri i Financave merr detyrën si president...
Kurti për Aeroportin e Prishtinës: Gjatë këtij viti është dy...