Google ADS

Osmani takohet me Hovernier, dialogu temë kryesore

17:25 | 13 Mars 2023
Emir Abduramani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në zyre ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeffrey Hovernier.

Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani dhe Hovernier kanë biseduar për dialogun Kosovë – Serbi dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Kosovës dhe ShBA-ve, përcjell arbresh.info.

“Në takim është biseduar për zhvillimet e fundit, përfshirë dialogun me Serbinë, bashkëpunimin ndërshtetëror dhe koordinimin e vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin e zyrës së saj.

Të ngjashme