Osmani takohet me Hovenierin, potencohet heqja e masave ndaj Kosovës

19:30 | 2 Maj 2024
E.H

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani priti sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Siç njofton presidenca, zhvillimet e fundit në vend ishin në fokus të diskutimit, me ç’rast theks i veçantë është vënë tek rrugëtimi i Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Tutje, Osmani dhe Hovenier diskutuan edhe për procesin e votimit në katër komunat veriore, me ç’rast e para e vendit ripotencoi se vazhdimi i masave është i padrejtë dhe se Kosova i ka plotësuar kushtet që përfundimisht të largohen ato.

Në takim u diskutua edhe për një sërë të arriturash dhe projektesh të përbashkëta, në mesin e të cilave edhe fillimi zyrtar i Programit Kompakt të MCC-së në Kosovë, i cili projekt pritet ta transformojë sektorin e energjisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme