Google ADS

Osmani takohet me Hovenier, flasin për zhvillimet e fundit në vend

20:11 | 25 Tetor 2024
R J

Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.

Mes tjerash në takim janë diskutuar mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

“Duke u nisur nga vizita e fundit e Presidentes Osmani në SHBA, u theksuan mundësitë e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët, përfshirë çështjet e sigurisë, zhvillimin ekonomik, investimet amerikane dhe zhvillimin e mëtejshëm të ekosistemit digjital në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme