Osmani takohet me Hargreaves, flasin për anëtarësimin e Kosovës në KiE

18:56 | 12 Prill 2024
KRG

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë,  Jonathan Hargreaves.

Në takim u diskutua për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, në prag të votimit nga Asambleja Parlamentare e kësaj organizate. Presidentja Osmani vuri theksin tek rëndësia e këtij anëtarësimit të Kosovës për mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim, përcjell Arbresh.info.

a Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar në këtë drejtim, ndërsa ritheksoi rëndësinë e vazhdimit të kësaj mbështetje në këtë momentum të rëndësishëm për shtetin tonë dhe qytetarët tanë.

 

Të ngjashme