Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Këshilltarin e Lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe emisari i SHBA-ve, Gabriel Escobar.
Me anë të një postimi në “X” (ish-Twitter), Osmani ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar për zhvillimet në dialog, shkruan Abresh.info.
Tutje, gjatë takimit u theksuar rëndësia e një qasjeje parimore për zbatimin e marrëveshjeve dhe rolin e SHBA-ve për përfundimin me sukses të procesit, duke i hapur rrugë njohjes reciproke.
“Me këshilltarin e Lartë të Departamentit Amerikan, Chollet & emsarin e SHBA-ve, Escobar diskutuam zhvillimet në dialog. Theksuam rëndësinë e një qasjeje parimore për zbatimin e plotë dhe të balancuar të marrëveshjeve dhe se roli i SHBA-ve është kyç për përfundimin me sukses të procesit, duke i hapur rrugën njohjes reciproke.”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info
With @CounselorDOS Chollet & DAS Escobar we discussed developments in the dialogue.
Stressed the importance of a principled approach to full & balanced implementation of agreements & that 🇺🇸 role is key to successfully conclude the process, paving the way for mutual recognition. pic.twitter.com/jYHPF9Y1y5
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 18, 2023
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...