Google ADS

Osmani takohet me ambasadorin Kosnett, bisedojnë për agjendën e Kuvendit

16:49 | 5 Qershor 2020
Arbresh.info

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në një takim me ambasadorin amerikan Philip Kosnett, ka biseduar për agjendën e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe çështjet që pritet të trajtohen në seancat e radhës.

Zonja Osmani e njoftoi ambasadorin amerikan Kosnett lidhur me urgjencën e miratimit të një numri të konsiderueshëm të marrëveshjeve ndërkombëtare, me të cilat synohet përmirësimi i jetës së qytetarëve të Kosovës.

Në këtë kontekst, kryetarja e Kuvendit e informoi ambasadorin amerikan edhe për themelimin e Komisionit parlamentar, i cili do ta trajtojë menaxhimin e pandemisë Covid-19 nga institucionet përkatëse./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme