Google ADS

Osmani takohet me ambasadorin italian, diskutua për raportet e shkëlqyera në mes të Kosovës dhe Italisë

19:25 | 17 Janar 2023
E.H

Presidentja e vendin, Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin italian në Kosovë, Antonello De Riu.

Përmes një njoftimi nga Presidenca bëhet e ditur se në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, me ç’rast u potencua rëndësia e koordinimit dhe bashkëpunimit të rregullt me vendet aleate.

Po ashtu u diskutua për raportet e shkëlqyera në mes të Kosovës dhe Italisë.

Në këtë kontekst u theksua potenciali i lartë për hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit dhe realizimin e projekteve relevante në dobi të qytetarëve.

Ky takim u realizua në prag të vizitës së Presidentes Osmani në Itali./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme