Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar heroin e Kosovës, Kolonelin Tahir Zemaj, në 22-vjetorin e vrasjes së tij.
Osmani përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në 22-vjetorin e vrasjes, e kujtojmë me respekt kolonelin Tahir Zemaj, ushtarakun e UÇK-së dhe njërin nga figurat më të shquara të luftës për liri.
“Në 22-vjetorin e vrasjes, e kujtojmë me respekt Heroin e Kosovës, Kolonelin Tahir Zemaj, ushtarakun e UÇK-së dhe njërin nga figurat më të shquara të luftës për liri. 22 vjet më parë, ai u vra pabesisht në hyrje të Pejës, së bashku me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin. Vrasësit, të cilët lanë pas tragjedinë dhe dhimbjen, ende nuk janë ndëshkuar. Kjo është një dhimbje që nuk mund të fshihet, një plagë që është ende e hapur”, tha ajo.
Ajo nënvizon se emri i tij do të mbetet gjithmonë simbol i sakrificës dhe i luftës për liri dhe pavarësi./Arbresh.info
Haradinaj: Në numrin 137 është fitorja e Kosovës.
Mbi 3 orë pritjet në Merdarë për të dalë nga Kosova
Kongresi amerikan do të certifikojë fitoren e Trumpit në zgj...
Muçi nis vitin me gol, Seferi dhe Bajrami shërbejnë asiste
Kiara vendos emrin e Luizit në tabelat e veturës
Sallahu: KQZ shkeli ligjin me ndarjen e numrit për Listën Se...