Pas përfundimit të takimit, presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe nënsekretarja e SHBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen kanë nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.
Në një konferencë për media, Osmani deklaroi se fushatat dezinformuese paraqesin kërcënim jo vetëm për Kosovën, por edhe për Ballkanin Perëndimor, raporton Arbresh.info
“Fushatat dezinformuese paraqesin një kërcënim të madh për stabilitetin dhe sigurinë kombëtarë të Kosovës por edhe të Ballkanit Perëndimorë. Këto fushata synojnë të mbjellin frikë, ta manipulojnë opinionin publik, të minojnë besimin e institucioneve demokratike por mbi të gjitha duan ta cenojnë demokracinë”, tha Osmani.
Lexo edhe:
Kosova dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja
Sipas Osmanit, sulmet kibernetike në Kosovë vijnë nga Rusia përmes satelitit të saj, Serbinë.
“As Kosova nuk është kursyer nga këto sulme të cilat sa vijnë e intensifikohen si rezultat i ndikimit të Rusisë në Rajon nëpërmjet satelitit të saj, Serbisë. Kjo jo vetëm që është shqetësuese, por paraqet edhe rrezik aktiv për destabilizim të rajonit tonë. Rusia në këtë mënyrë po përpiqet që të ushtroj ndikim duke targetuar sukseset dhe arritjet e popullit të Kosovës me SHBA-në”, ka deklaruar Osmani./Arbresh.info
Lexo edhe:
Nënsekretarja amerikane: Stabiliteti dhe Siguria në Ballkanin perëndimor janë prioriteti kryesor
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...