Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur mbështetjen dhe krenarinë e saj për sportistët kosovarë që po përfaqësojnë vendin në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Presidentja vuri në pah sakrificën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të sportistëve dhe trajnerëve të tyre, të cilët kanë punuar me vendosmëri për të arritur këtë nivel të lartë të konkurrencës.
“Vazhdimisht është një atmosferë e fitores, me të drejtë, për shkak se sportistët tanë kanë punuar jashtëzakonisht shumë. E gjithë përgatitja e tyre ka kërkuar një sakrificë të madhe, të cilën e dëshmon secili prej tyre dhe trajnerët e tyre. Tani natyrisht duhet edhe pak fat dhe jam e bindur se ata do ta përfaqësojnë Kosovën me nder, do ta ngrisin flamurin e shtetit tonë sa më lart dhe do të tregojnë edhe njëherë shpirtin luftarak dhe qendrestar të popullit tonë”, tha presidentja.
Ajo foli edhe për boksieren Donjeta Sadiku, e cila sonte fillon ciklin e garave për Kosovën në boks.“Donjeta ka fituar një numër të madh të medaljeve në kategori të ndryshme, por edhe tani në garat olimpike është një shans i jashtëzakonshëm që ta tregojë veten dhe jam e bindur që do të dalë shkëlqyeshëm”, shtoi Osmani.
Duke folur për rolin e saj si mbështetëse e sportistëve dhe për faktin që në Olimpiadën e kaluar në Tokio kur ishte e pranishme sportistët kosovarë fituan dy medalje olimpike, presidentja tha: “Nuk mendoj se unë ju sjelli fat, ju sjell fat puna e tyre, por përkrahja në asnjë moment nuk ju mungon. Jemi këtu që t’u japim motiv e përkrahje sportistëve tanë sepse vërtet e meritojnë”, tha tutje e para e shtetit.
Presidentja gjithashtu vlerësoi kontributin e sportistëve në promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. “Sportistët kanë hapur dyer për Kosovën që nuk ka arritur t’i hapë askush nga politika dhe përmes kësaj kanë dhënë mesazhin më të mirë për rininë e Kosovës, për shtetin e Kosovës, për qëndrueshmërinë e shtetit tonë dhe për këtë arsye e meritojnë çdo lëvdatë dhe çdo përkrahje nga çdo qytetar i Kosovës”, nënvizoi Osmani.
Presidentja shprehu nderin e saj për të qenë së bashku me përfaqësuesit e tjerë nga Kosova për të ofruar mbështetje të vazhdueshme për sportistët. Ajo nënvizoi se rezultatet e arritura janë fryt i punës, sakrificës dhe përkushtimit të tyre dhe trajnerëve të tyre.
E para e shtetit ka folur edhe për takimet që ka pasur me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Tomas Bach, por edhe liderë tjerë.
“Ka pasur një numër të madh të aktiviteteve zyrtare. Kemi filluar me Samitin Ndërkombëtar për Sportin dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, ku isha e ftuar nga presidenti Macron dhe aty kishte edhe liderë të shumtë shtetëror, pastaj vazhduam vazhduam me darkën e shtruar nga presidenti i KON-it, ku sërish kishim diskutime me një numër të madh të liderëve. Nga diskutimet me presidentin e Francës e deri ato me mbretër, president, kryeminsitra, përfshirë Zonjën e Parë të SHBA-së, kishim një fokus edhe tek zhvillimet e fundit në Kosovë. Disktuam në shumë raste në detaje lidhur me hapat që Kosova po synon t’i ndërmarrë për zhvillim të mëtejm, për sundim të ligjit, për fuqizim të aleancave ndërkombëtare, por në të njëjtën kohë pashmangshëm në secilin diskutim ishte edhe suksesi i sportistëve tanë dhe në veçanti xhudo”, shtoi Osmani për RTK-në.
Ajo tutje ka treguar se presidenti francez specifikisht ka folur për xhudon dhe në shaka theksoi se i ka thënë presidentit francez se ’mund të synoni medalje tjera, por në xhudo harrojeni’.
“Nuk ka liderë botëror që nuk kanë dëgjuar mbrëmë për sukseset e Kosovës dhe të mos harrojmë se për kokë banori Kosova është prej shteteve me numrin më të madh të medaljeve olimpike. E mos harrojmë se shumë prej këtyre përgatitjeve janë bërë edhe në rrethana të jashtëzakonshme, në rrethana jo të mira. Por, çdo ditë e më shumë është duke u rritur përkrahja për sportin në Kosovë, edhe pse duhet të bëhet shumë më shumë. Këtu, por e vërejmë edhe punën e jashtëzakonshme që ka bërë KOK-u, për çka dua t’i përgëzoj, së bashku me të gjitha federatat, por siç e thashë merita më e madhe u takon sportistëve dhe trajnerëve”, theksoi Osmani.
Sa i përket parakalimit të Kosovës në ceremoninë hapëse dhe emocioneve që pati kur po valvitej flamuri i Kosovës, presidentja theksoi: “Ishte një krenari pafund, vështirë të përshkruhet me fjalë dhe natyrisht edhe ne kemi bërë çmos në atë pjesën ku ishin të ulur liderët ta tregojmë këtë përkrahje sa më zëshëm, në mënyrë të entuziasmuar. Natyrisht është moment që nuk do të harrohet dhe jam e bindur se edhe në ditët në vijim sportistët tanë do ta bëjnë gjithë Kosovën krenare”, nënvizoi presidentja.
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...