Mbledhja përkujtimore e ish- boksierit, Xhevdet Peci filloi me himnin e kombëtar të Shqipërisë dhe atë të Kosovës.
Për të nderuar kontributin e Pecit në sportin e boksit kosovar, të pranishmit mbajtën një minutë heshtje, shkruan arbresh.info.
Në këtë mbledhje foli zëvendësministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani duke shprehur ngushëllimet e saj, familjarëve dhe të afërmve dhe tha se Xhevdeti Peci do të kujtohet përherë.
“Sporti jonë ka humbur një njeri të madh që do të kujtohet e do të përmendet përherë”, tha ajo.
Në këtë mbledhje foli edhe kryetari i qytetit të Mitrovicës, Bedri Hamza.
Hamza tha do të merret iniciativë që ndonjëra nga rrugët, sheshet apo objektet sportive ta mbajë emrin e tij e Pecit,
“Si kryetar i Mitrovicës zotohem se do të marr iniciativën që ndonjërën prej rrugëve, shesheve ose objekteve sportive apo objekteve tjera do ta mbajë emrin e legjendës Xhevdet Peci”, tha ai.
Përmbylljen e mbledhjes përkujtimore të Xhevdet Pecit e bëri djali i tij, Ehad Peci duke shprehur falënderimet e tij ndaj të pranishmëve në sallë./arbresh.info/
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...