Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës së sotme do ta vizitojë komunën e Lipjanit, me ç’rast do të ketë një sërë aktivitetesh.
Sipas njoftimit të Presidencës, e para e shtetit do të takojë kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe pas takimit do të deklarohen për media.
“Në orën 13:00, Presidentja Osmani do të pritet në takim nga kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti. Në orën 13:45, Presidentja Osmani dhe kryetari Ahmeti, do të deklarohen për media. Pastaj, Presidentja Osmani do të vazhdojë me aktivitete të tjera, duke takuar gra e të rinj, komunitetet joshumicë dhe biznese të kësaj komune”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
LDK-ja hap fushatën të shtunën, Abdixhiku fton qytetarët për...
Sveçla: Institucioni paralel i Serbisë në veri mblidhte ‘har...
Mbi tre milionë klikime për pak ditë morën ish-kunatat në kë...
Fluturime direkte Shqipëri-Izrael/ Rama: Lajm fantastik për ...
Tre zjarre të shpejta në Los Anxhelos detyrojnë mijëra evaku...
Fehlinger: Kosova dhe Shqipëria po përparojnë si perëndimorë