Google ADS

Osmani: Sot jemi këtu për ta nderuar çdo person që dha jetën për liri

09:47 | 5 Mars 2020
Arbresh.info

“Sot e kujtojmë veprën heroike dhe rezistencën e familjes Jashari”.

Kështu tha në seancën solemne që po mbahet për nder të Epopesë së UÇk-së,  kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, shkruan arbresh.info.

“Sot e kujtojmë veprën heroike të Adem Jasharit dhe sakrificën e familjes Jashari. Ai dhe gjithë familja e tij e dinte se makineria serbe e  synonte shfarosjen tonë. Ai se bashku me familjaret ishin mësuar të kërcënoheshin e rrethoheshin vazhdimisht. Kjo e kishte motivuar për rezistencë. Familja rezistoi më shumë se 36 orë për tu shndërruar pastaj në simbol të sakrificës, sakrifica e kësaj familje ia shpalosi botes pamjen e makinerive serbe ndaj shfarosjes së popullit të pafajshëm. Ngjarjet e  asaj kohe i dhanë vulë solidaritetit ndaj njerëzve. Ne sot jemi mbledhur jo vetëm për ti kujtuar ata por edhe për të rikthyer kujtesën tonë. Sot jemi këtu për ta nderuar çdo person që dha jetën për liri”, ka thënë ajo.

Në këtë seancë po marrin pjesë edhe familjaret e familjes Jashari si dhe personalitete të ndryshme vendore./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme