Google ADS

Osmani: Sot duhet falënderuar arkitektët të cilët e mundësuan që sot ta gëzojmë shtetin tonë

08:34 | 17 Shkurt 2022
S D

Në 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës , Presidentja Vjosa Osmani pas ngritjes solemne të flamurit të Kosovës me nderime të larta shtetërore, ritheksoi edhe njëherë historinë dhe të arriturat e shtetit të Kosovës, shkruan arbresh.info.

Osmani tha se kjo ditë u dedikohet të gjithë atyre që mundësuan që ne sot ta gëzojmë.

“Urime 14 vjetorin e arritjes më kulminante që populli i Kosovës e ka pasur në historinë e saj pra shtetin e pavarur sovran dhe demokratik të saj. Sot duhet falënderuar dhe nderuar të gjithë ata që kanë dhënë gjithçka në mënyrë që sot ne ta gëzojmë shtetin që e kemi duke filluar nga vizionari dhe arkitekti i pavarësisë së Kosovës, Presidenti Rugova i cili diti ta qartësojë vullnetin e popullit të Kosovës para botës dhe të krijojë miqësi që edhe sot i gëzojmë dhe duke vazhduar me mbi tre mijë dëshmorë të cilët flijuan jetën e tyre në mënyrë që sot të jetojmë të lirë të udhëhequr nga komandanti legjendarë Adem  Jashari dhe familja Jashari, natyrisht që sakrifica për shtetin tonë ka qenë shumë e madhe mbi 13 mijë civil prej të cilëve 1133e më shumë fëmijë rreth 20 mijë të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës mbi 130 mijë shtëpi të shkatërruara e mbi 1600 të zhdukur janë plagë akoma e hapur e Republikë son dhe liria jonë do të jetë e plotë atë ditë kur do të ketë drejtësi të plotë për të gjitha viktimat  dhe kur qytetari i fundit të kthehet në Republikën tonë tek shtetit i vetë tek familjet e tyre”, tha Osmani.

Në fund Osmani përmendi edhe të arriturat e shtetit të Kosovës që sipas saj e kanë vulosur akoma më shumë themelet e shëtit.

“Në këtë ditë festojmë edhe të arriturat e Kosovës sepse shteti ynë natyrisht është punë e përfunduar dhe me 17 shkurt 2008 është përcaktuar njëherë e përgjithmonë fati ynë si shtet i pavarur dhe sovran”, tha Osmani./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme