Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim kryetarin e partisë Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela, me të cilin diskutuan për zhvillimet politike në Kosovë dhe në rajon.
Në takim u diskutua për sfidat e ndikimit rus dhe serb ndaj paqes dhe stabilitetit në rajon.
Presidentja Osmani ka theksuar se perspektiva e të dy shteteve është në BE dhe në këtë kontekst ka potencuar se Kosova tashmë ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe se BE-ja duhet ta mbajë fjalën kundrejt qytetarëve të Kosovës, thuhet në komunikatën e Presidencës.
Ajo veçoi raportet e mira fqinjësore me Maqedoninë e Veriut, për të cilat një kontribut të çmuar japin edhe shqiptarët si urë lidhëse ndërmjet dy shteteve./arbresh.info/
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...