Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se “Darka e Lamës”, është një trashëgimi kulturore që u ka mbijetuar shekujve duke u bërë pjesë e kulturës.
Ajo në fjalim e saj, në shtrimin e kësaj darke tha se “Darka e Lamës” si festën i jep kuptim shprehja shqiptare “Bukë e kripë e zemër”.
“Shqiptarët i kanë dhënë krah njëri tjetrit në kohë të ndryshme duke u bërë solidarë më njeri-tjetrin. Shprehja e njohur ‘bukë e krip e zemër’ merr kuptim në këtë darkë ngase në sofra janë ushqime tradicionale që nderojnë mikun. Sonte mendjen e kemi te të gjitha familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre nga COVID-19. Është kohë e vështirë për ta dhe vazhdimi tutje na tregon se sa e rëndësishme është ruajtja e miqësisë më njëri-tjetrin. Kjo darkë tregon për falënderimin tonë ndaj të mirave. Edhe sonte shprehim gjithë falënderimin tonë për mantelbardhët”, ka thënë ajo./
Osmani tha se kjo darkë e nisur nga ish-presidenti Rugova është falënderim për të mirat dhe miqtë që kemi.arbresh.info/
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag