Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes të HH liderit të Kuvajtit, Nawaf Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah.
Me anë të një postimi në rrjetin social “X”, Osmani ka shprehur ngushëllime në emër të popullit të shtetit të Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Në emër të popullit të Kosovës, i shpreh ngushëllimet tona më të thella familjes Al-Sabah dhe popullit të Kuvajtit për ndarjen nga jeta të HH emirit të Kuvajtit, Sheikh Nawaf Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah”.
“Udhëheqja e tij dhe përkushtimi i përjetshëm ndaj kombit të tij do të jenë një trashëgimi e qëndrueshme”, ka shkruar Osmani.
Sheiku Nawaf al-Ahmad al-Jaber al-Sabah, ka vdekur në moshën 86-vjeçare. /Arbresh.info/
On behalf of the people of Kosovo, I extend our deepest condolences to the Al-Sabah family and the people of Kuwait on the passing of HH the Amir of Kuwait, Sheikh Nawaf Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah.
His leadership and lifelong dedication to his nation will be a lasting legacy.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 16, 2023
Omega 3 cilat janë format më të përhapura dhe më të sigurta
Humb jetën një 36-vjeçar në Shkodër
Elita 5 dhe Aurela Gaçe shtojnë ngjyrat e spektaklit në Fest...
Vriten pesë ushtarë izraelitë gjatë luftimeve në Liban
E pamundur për Real Madridin ta mbajë Gulerin: Dy gjigantët ...
Deputetja e LDK-së: Takimi trepalësh për dialogun Kosovë-Ser...