Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shpehur ngushëllime për familjen, Teatrin Kombëtar të Kosovës, kinematografinë kosovare dhe komunitetin kulturor me rastin e ndarjes nga jeta të aktorit Xhevat Qorraj.
“Me dhimbje të thellë pranova lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit Xhevat Qorraj. Teatri dhe kinematografia humbën një aktor të madh, publiku të adhuruarin e tyre. Ju përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit kulturor”, thuhet në mesazhin ngushëllues të Presidentes Osmani./Arbresh.info
Lexo edhe:
Zyrtari i lartë amerikan sot viziton Kosovën, do pritet nga ...
Parashikimi i motit për të premten
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun